Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka shkuar një thirrje për ndihmë në Portin e Durrësit. Një mjet turistik që po lundronte nga Marina Punta Faro (Itali) drejt vendit tonë ra në cekëtinë.
Menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.
Jahti është ankoruar në kalatën 4 të Portit të Durrësit dhe 6 anëtarët e ekuipazhit, italianë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.