Kryetari i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme mblodhi për herë të parë kryetarët e degëve që u zgjodhën pak muaj më parë për t’u dhënë detyrat për mobilizim kundër qeverisë. Ai tha se PD ka dy armiq dhe sulmoi Enkelejd Alibeajn.
“Për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar, e indiktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj, nga pazaret e pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes së saj, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Unë mund t’u jap juve sot vetëm një shembull.
Njëri nga mbështetësit kryesorë të bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj edhe bilbilon Enkelejdi sikur i thotë Rama. Për të mos thënë probleme të tjera madhore, të bëra të qarta publikisht, të Bashës apo ndonjë tjetri.
Ky është një problem shumë serioz, sepse përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje. Demokratët presin udhëheqje nga ne. Revolta zien dhe vlon” deklaroi ai.