-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futbollisti i Bundesligës akuzohet për përdhunim në Ibiza

Kryesoret

Sipas informacioneve nga “Periodico de Ibiza y Formentera”, një lojtar 25-vjeçar nga një ekip i Bundesligës, emri i të cilit nuk është specifikuar,u arrestua nga Guardia Civil (Xhandarmëria Spanjolle) në shoqërinë e një shtetasi tjetër gjerman, gjithashtu 25 vjeç, pas akuzave për përdhunim të një 18-vjeçareje.

Media spanjolle shton se një gjykatës hetues i Ibiza-s ka urdhëruar burgosjen e futbollistit dhe shokut të tij si autorë të dyshuar të një sulmi seksual.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës së kaluar në një pronë të vendosur pranë “Cova Santa”, në lindje të qytetit.

18-vjeçarja është shtruar tashmë në spital dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve për të kuptuar nëse akuzat e saj janë të vërteta. Futbollisti dhe personi i dytë i arrestuar për përdhunimin e dyshuar janë lënë në burg në pritje të një hetimi në vazhdim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit