-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali/ Del teza e provimit të Gjuhë Letërsisë (FOTO)

Kryesoret

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Teza e provimit të maturës ka dalë sërish edhe këtë vit. Skandali është denoncuar nga Partia Demokratike. Ka qenë deputeti Lefter Gështenja që ka postuar në Facebook tezën e provimit të Gjuhë Letërsisë, teksa testimi vazhdon deri në 12:30.

N/kryetari i PD-së, Luçiano Boçi nuk e lë me kaq. Ai ka postuar një foto me tezën, sipas tij nga brenda klasës teksa maturantët po japin provimin duke akuzuar ministrinë e Arsimit për paaftësi.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës. Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit” shkruan ai.

33 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë janë duke iu nënshtruar provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, por pavarësisht rregullave të forta që paralajmëroi ministria, përsëri teza sipas PD-së ka dalë nga brenda klasës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit