-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhi dhe rrufe në Kosovë

Kryesoret

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të jetë mot me reshje shiu me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

IHK njofton se reshjet me intensitet më të lartë priten në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në disa vende të kufizuara ekziston rrezik për breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Po ashtu do të fryjë erë nga juglindja, perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Apelohet tek qytetaret që në kohën kur fillojnë reshjet me stuhi, të qëndrojnë brenda lokaleve, shtëpive dhe vendeve tjera të sigurta.

Qytetet për shkak të reshjeve të shpejta mund të kenë problem edhe me vërshime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit