-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mafia e ilaçeve, kush është biondja shqiptare, strumbullari i skemës së mashtrimit?

Kryesoret

Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje lidhur me skemën e mashtrimit që çoi 9 persona në pranga në Itali të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal që kryente trafik ilaçesh me përmbajtje narkotikësh dhe mashtrim me dokumentacionin e nevojshëm për pacientë nga Shqipëria që merrnin trajtim si në kushte të emergjencës në vendin fqinj.

Përgjimet dhe vëzhgimet e Antimafias italiane treguan se të paktën në 82 raste, mjekët bashkëpunonin me grupin kriminal, në këmbim të parave dhe shërbimeve seksuale duke lëshuar certifikata të rreme mjekësore që vërtetonin nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali.

Hetimet dokumentuan edhe marrjen në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor Italian të barnave, për t’u shitur në Shqipëri në vlera shumë të larta, kryesisht për Covid-19. Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri, ku janë vënë nën vëzhgim nga SPAK disa mjekë e biznesmenë, si të përfshirë në këtë aktivitet, i cili ishte i shtrirë mes Milanos dhe Shqipërisë.

SPAK tha se ka ushtruar kontroll në 11 zyra në QSUT e banesa, ku u gjetën dokumente italiane të nevojshme për hetimin, teksa Antimafia në Milano vuri në sekuestro 500 mijë euro dhe ilaçe që kapnin vlerën e 20 mijë eurove.

Mediat italiane zbulojnë rolin kyç që ka pasur në këtë skemë Elmonda Popa. Por kush është ajo dhe për cfarë akuzohet? Corriere ka dhënë më shumë detaje në artikullin e botuar sot.

Shkrimi në mediat italiane

“Biondja 38-vjeçare ishte arrestuar në mars të vitit 2021 për korrupsion me kalimin e shqiptarëve në kufi dhe favore për vota. Ajo për pak e kishte turpëruar kryebashkiakun Juri Imeri në prag të votimeve. Popa qëndroi 20 ditë në qeli, por nga një telefonatë e saj, nisi i gjithë operacioni që solli të paktën 10 masa sigurie. Mes tyre janë dy mjekë italianë, Domenico Carriero, 65 vjeç dhe Domenico Paternico, 53 vjeç. Në arrest shtëpie është edhe një zyrtar, i quajtur Davide Luigi Vergani dhe një farmacist.

Po ashtu është arrestuar edhe Ndue Pulaj, që mendohet se është promotori i organizatës. Në fillim të shkurtit 2021, Popa është përgjuar duke folur në telefon me Pulajn, shqiptarin 55-vjeçar. “Vetëm që të kaloj doganën këtu, marr 600 euro” thotë shqiptari, i cili sipas hetuesve shpjegon gjithçka në atë bisedë: si fitonte para me turizmin shëndetësor përmes certifikatave false, përfshirë kartat e shëndetit. Ai arrinte të sillte pa leje bashkëatdhetarët e tij, të cilëve iu ofroheshin ‘paketa udhëtimi’ me tarifa të sakta.

Popa ishte shumë e interesuar për këtë biznes, thuhet në dosjen me 556 faqe të autoriteteve italiane. Por pak ditë më vonë ajo do të binte në pranga. “Elmonda Popa sigurisht nuk është promotore e këtij sistemi. Ajo është manipuluar. Bëri një gabim, por tani është person i lirë që po punon shumë dhe po rikuperohet mirë,” tha avokati i saj, mbyllet shkrimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit