Aleksandër Sadikaj, i riu që mbeti viktimë e një atentati me tritol teksa ecte me makinë në zonën e Saukut, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Ai rezulton të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë të ndodhur në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Çukës në Sarandë, ku ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe gjoks një 40-vjeçar nga Vlora.
Në lidhje me këtë ngjarje ai u shpall në kërkim atë ditë nga policia. Në 30 korrik mori masën e sigurimit në mungesë “Arrest ne burg” nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë dosje.