Atentati me tritol i ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan i mori jetën të riut Aleksandër Sadikaj.
Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje dhe familjarët e këtij të fundit, të cilët kanë mohuar të kenë konflikte dhe të kenë marr kërcënime më herët, edhe pse në makinën e të riut është gjetur një armë tip pistoletë, të cilën mendohet se mbante për vetëmbrojtje.
Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të jenë autorët.
Autorët kanë pasur dijeni për të gjitha lëvizjet, mendohet se e kanë ndjekur dhe janë kujdesur të mos bien në sy të kamerave të sigurisë.