-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Engjëlli mbrojtës i kriminelëve”, del nga burgu ish-gjyqtarja Hoxha

Kryesoret

Ish-gjyqtarja, Enkeleda Hoxha është liruar nga burgu.

Ajo është cilësuar si engjëlli mbrojtës i kriminelëve, pasi ka lënë të lirë disa nga kriminelët më të rrezikshëm të Krujës. Ajo ishte dënuar nga GJKKO me 3 vite burgim për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ajo apeloi vendimin por ai u rrëzua ditën e djeshme.

Po ashtu për Hoxhën u dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. 

Rastet e dyshimta

Hekuran Billa, i cili ishte dënuar në mungesë, me burgim të përjetshëm ne Angli për vrasjen e një 22 vjeçari dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve, në 2006. Ai u arrestua në Shqipëri në nëntor të 2007, por u la i lirë nga Hoxha, e cila bëri ulje dënimin të vazhdueshëm.

Endrit Dokle

Në janar të 2020 u lirua me kusht nga burgu Endrit Dokle i dënuar me burgim të përjetshëm dhe anëtar i bandës së Durrësit.

Genc Tafili

Në nëntor të 2017, Genci Tafili i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, u lirua  nga gjyqtarja Hoxha, pavarësisht se ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili.Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000.

Ilir Paja

Gjyqtarja Hoxha liroi Ilir Pajën, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “UFO”,1 vit para se dënimi i tij të përfundonte. Ilir Paja është i njohur për arratisjet nga burgjet italiane dhe gjermane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit