Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në Faceboook ka shprehur mirënjohjen e tij, kundrejt gjithë atyre që luftuan, duke kujtuar kështu 23 vjetorin e hyrjes së forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Postimi
23 vjetori i hyrjes se NATO-s ne Kosove!
Te dashur miq, si sot 23 vjet me pare, pas tre muajsh bombardimesh te infrastruktures ushtarake te Beogradit nga fuqite ajrore te NATO-s, trupat toksore te Aleances hyne si çlirimtare ne Kosove.
Kjo eshte nje dite e shenuar historike per Kosoven, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo eshte nje dite mirenjohjeje te pakufijshme per te gjithe ata qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves, per Aleancen e Atllantikut te Veriut, ushtrite dhe vendet anetare te saj, ne veçanti per SHBA-te dhe presidentin Bill Klinton qe udhehoqen betejen e NATO-s per çlirimin e Kosoves. Rrofte Kosova, rrofte NATO! sb