-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me 227 km/h, policia heq 78 patenta vetëm në Bypassin e Fierit

Kryesoret

Polica rrugore ka monitoruar aksin Levan-Tepelenë dhe Bypassin e Fierit me makinën inteligjente duke matur shpejtësinë e mjeteve.

Gjatë kontrollit janë hequr 78 leje drejtimi dhe janë vendosur 112 gjoba.

Njoftimi i plotë:

78 leje drejtimi të pezulluara, për periudha nga 4 deri në 18 muaj, masa administrative nga 15.000 deri në 90.000 lekë të rinj, si dhe zbritje pikësh nga leja e drejtimit nga 10 deri në 13 pikë.

112 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Masa administrative për:
•45 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdornin edhe aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit;
•41 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, si dhe
•30 drejtues mjetesh që u ndëshkuan për të trija shkeljet së bashku, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve kanë variuar deri në 90.000 lekë te rinj.

Nisur nga shpejtësitë tejet të mëdha të evidentuara që janë rrezik potencial për jetën e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet akoma më shumë, duke gjetur forma sa më efikase me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe jo shtimin e numrit të masave administrative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit