Partia Socialiste ka festuar mbrëmjen e sotme 31 vjetorin e themelimit të saj. Festa është zhvilluar në oborrin e selisë rozë, ku pritësit për miqtë tek dera ishin sekretari i përgjithshëm Damin Gjiknuri, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe deputetët Blerina Gjylameti dhe Etien Xhafaj.
Ajo që ra në sy ishte prania e shumë figurave të larta të PS, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë forcë politike, si ish-Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe Musa Ulqini, por edhe Spartak Braho dhe disa ish-ministra socialistë.
Nuk kishte si të mungonte në këtë takim lideri aktual i PS, njëherësh kryeministër i vendit, Edi Rama. Ndërkohë mungoi sërish lideri historik Fatos Nano, për të cilën edhe këtë vit nuk ka munguar ftesa, por prezenca e tij.