-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi e ftuar në 31-vjetorin e PS-së?

Kryesoret

Sot partia Socialiste kremton sot 31 vjetorin e krijimit. Në kuadër të kësaj feste po organizohet një pritje në selinë e PS ku janë ftuar politikanë të ndryshëm dhe jo vetëm.

Mësohet se ftesë për të qenë prezent në këtë aktivitet i është dërguar edhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe emrave të tjerë të politikës.

Deri më tani, nga rradhët e LSI-së ka qenë Erisa Xhixho e cila ka marrë pjesë në eventin ku është ftuar.

Në njërën anë të selisë, të ftuarit priten nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe deputetët Etjen Xhafaj dhe Blerina Gjylameti.

Ndërkohë në një pjesë tjetër të selisë, është Beldi Klosi dhe Anila Denaj që presin të ftuarit.

Festa vjen pas një klime tensioni dhe debati që u përfshinë palët me zgjedhjen e presidentit të ri, ku opozita nuk mori pjesë në votimin e Bajram Begajt, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik.

Ndryshe nga herët e tjera, PS nuk ka ftuar në ceremoni figura politike nga partia Demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit