Një person ka mbetur i plagosur në lagjen Place De Brouckère, në Belgjike. Mediat raportojnë se është vrarë me armë zjarri Mikel Rakipllari dhe autor i kësaj ngjarjeje është Kasandro Noka i cili e ka qëlluar pas shpine me armë zjarri.
Sipas mediave bëhet fjalë për një hakmarrje të vjetër. Rakipllari është një qytetar i cili ka ndryshuar emrin nga Erion Hasanbelliu në Mkel Rakipllari. Mësohet se Noka është shpallur në kërkim nga autoritetet belge të cilat kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë shqiptare për lokalizimin e tij nëse është futur në Shqipëri ose jo.
Dyshohet se plagosja u bë për larje llogarish të vjetra. Viktima dyshohet të ketë qenë shofer në vitin 2005-ë i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Cappja. Gjithashtu dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës.