-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Kosova meriton të jetë anëtare e NATO-s

Kryesoret

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar ditën e çlirimit të Kosovës.

Ai nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook, shkruan se sot çdo shqiptar i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, shembull frymëzues i ndërtimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Sipas tij, Kosova meriton sa më parë të jetë anëtare e NATO-s, përfituese e liberalizimit të vizave, anëtare e Këshillit të Evropës, si dhe çdo organizate ndërkombëtare.

“Në këtë ditë historike nderojmë vizionin strategjik të Presidentit Ibrahim Rugova, rezistencën e lavdishme të UÇK-së, heroizmin legjendar të Komandantit Adem Jashari dhe sakrificat e çdo shqiptari që kontribuoi për lirinë dhe pavarësinë”, shkruan Meta.

Kosova sot shënon 23 vjetorin e çlirimit.

Më 12 qershor 1999 në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s.

Ushtarët e parë që hynë në Kosovë ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit