Mijëra protestues u mblodhën në të gjithë SHBA-në për të kërkuar ligje më të rrepta për armët pas dy ngjarjeve makabre ku humbën jetën dhjetëra njerëz.
Pjesëmarrësit në protestë mbanin pankarta ku shkruhej: “Nuk dua të pushkatohem”.
Presidenti i SHBA Joe Biden I mbështeti protestat, duke i bërë thirrje Kongresit të “aprovojë ligjin e armëve për sigurinë E përbashkët”.
Pavarësisht kësaj, shanset për ndryshim ligjor ka të ngjarë të shfuqizohen nga republikanët.
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur u vranë nga të shtënat e 24 majit në shkollën fillore “Robb Elementary” në Uvalde, në Teksas.
Agresioni në Uvalde dhe në Buffalo të Neë York-ut, ku u vranë 10 persona, ka çuar në thirrje të vazhdueshme për veprim mbi kontrollin e armëve në SHBA.
Të shtunën, grupi i sigurisë së armëve March For Our Lives, i themeluar nga të mbijetuarit e të shtënave në shkollën e Parkland 2018 në Florida, tha se rreth 450 mitingje do të zhvillohen në të gjithë SHBA-të.
Grupi tha se nuk do t’I linte poltikanët pa e ndryshuar situatën, pasi njerëzit vazhdojnë të vdesin.
March For Our Lives tha se mosveprimi i liderëve politikë po vret amerikanët.
“Ne nuk do t’ju lejojmë më të rrini duar kryq, ndërsa njerëzit vazhdojnë të vdesin,” tha në një deklaratë Trevon Bosley, një anëtar i bordit të MFOL.