Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vizitën e Scholz në Ballkanin Perëndimor, ku ky i fundit u largua pa zhvilluar një vizitë në Shqipëri.
Përmes një postimi në Twitter, Rama është shprehur i indinjuar për histerinë që disa nga liderët e Ballkanit kanë shprehur për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.
Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve🤮 pic.twitter.com/x9jzAyD3AE
— Edi Rama (@ediramaal) June 12, 2022