-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i Scholz-Petkov: Me rëndësi marrëveshja Maqedoni-Bullgari

Kryesoret

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, inkurajoi qeverinë e Sofjes të vulosë një marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për të zhbllokuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Marrëdhëniet mes vendeve nuk mund të rregullohen me detyrim. Ato duhet të ndërtohen së bashku nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga vendet fqinje. Kjo aplikohet, sigurisht, edhe për raportet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, natyrisht dhe për të gjithë Unionin. Gjëja më e mirë për tu bërë është të arrihet një marrëveshje dhe të gjendet një zgjidhje që funksionon për të gjithë. Bindja ime është se kur të ndodhë, në një kohë të shkurtër, të gjithë do të kenë harruar se çfarë problemesh kishim dhe do të funksionojë shumë mirë,” është shprehur Scholz.

Nga ana tjetër kryeministri Petkov ka kërkua përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Bullgaria ka tre prioritete kryesore dhe Bashkimi Europian duhet të jetë pjesë e garancisë për to, për të ecur përpara. Së pari, të gjenden të gjitha opsionet, përmes procesit europian, për përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonia e Veriut, për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve atje. Gjithashtu, ne kemi qëndrimin tonë për një kornizë zyrtare: fqinjësi të mirë dhe një traktat bashkëpunimi,” ka thënë Petkov.

Kancelari gjerman vizitoi Sofjen si pjesë e një turneu dy ditor në rajon, përpara samitit të liderëve BE-Ballkani Perëndimor më 23 qershor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit