-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani rrëfen takimin me Alibejn dhe Spahin, e paguan për të eliminuar Talo Çelën

Kryesoret

Nuredin Dumani ka rrëfyer para drejtësisë për takimin e tij me Erjon Alibej dhe Arjan Spahisë, ky i fundit i vrarë në 2020 në Belgjikë.

Takimi është zhvilluar në zonën e Fushë-Mbretit në Elbasan dhe është ndërmjetësuar nga Eljo Bitri, i afër me “Çapjat”.

Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar këtij të fundit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin.

Ai shprehet se një periudhe prej 1 e gjysmë, e ka sqaruar Arjan Spahinë, se ai nuk kishte lidhje, dhe se nuk ishte i përfshirë në këto vrasje.

Spahiu, është bindur në këtë takim në sinqeritetit e Dumanit, dhe në fund i ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim, për eliminimin e personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen, ndaj Enea Alibejt ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Tarzani”.

Sipas Spahisë, personat si Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit, Hajdar Çopja, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, duhet të eliminoheshin kundrejt pagesës nga grupi i Nuredin Dumanit.

Arjan Spahiu, në këtë takim i ka kërkuar Dumanit, që po atë mbrëmje të takohej me Erjon Alibej në shtëpinë e tij. Bashkë me në ka ardhur dhe Eljo Bitri, ku Arjani na ka çuar në një apartament që ndodhet në një pallat në Elbasan.

Aty ka takuar për herë të parë Erjon Alibej. Ky i fundit dhe Arjan Spahiu, siç tregon Dumani i kanë kërkuar bashkëpunim dhe të bëheshin bashkë në një krah, pasi kishin kundërshtarë të përbashkët, Talo Çelën. Arjani dhe Erjoni, në këtë marrëveshje do siguronin investimin dhe i ofruan Dumanit që ti binte vëllezërve Çopja që jetojnë në Dubai dhe secilit që ka marr pjesë në vrasjen e njerëzve të tyre.

Ndër të tjera ky i fundit shton se po atë natë të takimit, Erjoni i ka dhënë 50 mijë euro, të gjitha prerje 50-she.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit