-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I futën plumbin në kokë, xhaxhai: Nipi ishte i pastër, i vinin dollarët nga Amerika

Kryesoret

24 orë pasi gjeti trupin në malin e Gramozit, policia nuk ka ende asnjë të shoqëruar apo arrestuar për vrasjen e Sherif Mukajt 27 vjeç. Ai ishte zhdukur në nëntor të vitit të kaluar dhe sipas policisë është qëlluar me armë zjarri në kokë dhe më pas është hedhur në mal.

Xhaxhai i Sherif Mukajt përjashton mundësinë që nipi i tij të ketë qenë i përfshirë në trafiqe apo aktivitete të paligjshme, për shkak i ati i cili ndodhet në SHBA i dërgonte para çdo muaj.

Isha deri dje vonë në Korçë në polici. Më thanë që nipin e kanë vrarë. Nuk ishte djalë që të ngatërrohej me punë të pista. Ai ishte i mbyllur, nuk hapej me njeri, ishte shumë i qetë dhe s’kishte nevojë të merrej me drogë sepse i dërgonte babai lekë nga Amerika.

Në Qershor i dërgoi babai 5000 Dollarë, merrte pensionin e babait 200 mijë në muaj, dhe në Tetor para së të humbte kontaktet i sollën 700 Dollarë. Nuk kam asnjë njeri që mund të dyshoj në lidhje me vrasjen, dua që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen.

Të gjejë njerëzit që e futën në këtë mesele dhe që e vranë. Nuk jemi në gjendje të flasim sepse na ka shokuar shumë kjo që ka ndodhur”, ka deklaruar për gazetarët xhaxhai i Sherif Mukajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit