-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku është “Sanço”? E dashura: Pengu dhe fjalët e fundit para bombës

Kryesoret

Dëshmitë janë të shumta nga familjarët e Aleksandër Sadikajt, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e tij me bombë ditën e shtunë në Tiranë.

E dashura e të riut, ishte ndër të parat që dëshmoi. Ajo tregoi se kishin lënë të konsumonin drekën bashkë, që nuk u realizua kurrë, pasi mori vesh nga televizori lajmin e zi për vdekjen e tij.

Unë dola për në punë në orën 08:30, ndërsa Aleksandri ishte në gjumë. Ai është zgjuar në orën 10:09 dhe meqë i thashë që do të vonohesha më tha se do të dilte dhe do takoheshim për drekë. Kjo bisedë është bërë në orën 11:00.

Aleksandri nuk ndihej i frikësuar. Rreth orës 14:15 më ka telefonuar shoku i Aleksit dhe më ka pyetur se ku është Aleksi se kishte parë një lajm. Më pas telefonova menaxherin e lokalit dhe e pyeta nëse Aleksi ishte aty.

Ai më tha se nuk dinte gjë. Pas këmbënguljes ai më tha se është djegur një makinë te Tegu, por nuk e dinte nëse ishte ai. U nisa drejt vendngjarjes, por ka pasur shumë trafik.

Më pas fola me kunatin e Aleksit dhe ai më tha që ishte në spital dhe nuk ishte mirë. Kështu që shkova në spital”, thuhet në dëshminë e vajzës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit