-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 vite pas hekurave për vrasje, Pjerin Brushtulli sapo doli nga burgu i bënë atentat

Kryesoret

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja që tronditi Velipojë mbrëmjen e së martës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Pjerin Brushtulli 48 vjeç, një person me precedent kriminal.

Brushtulli mësohet se ka qenë i dënuar me 15 vite burg për një vrasje dhe sapo kishte dale nga burgu.

48-vjeçari është arrestuar në vitin 2008 nga policia dhe akuzohej nga prokuroria për veprën penale “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Pjerin Brushtulli u dënua si autor i vrasjes me dashje të shtetasit Kolec Hila, nga fshati Berdice i Shkodrës, krim i kryer në vitin 2002.

Velipojë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit