-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentat ndaj hasmit, Kasandër Noga i heshtur dhe me duart lart para policisë

Kryesoret

Arrestimi i Kasandër Nogës në Vjenë të Austrisë ka marrë vëmendjen edhe të mediave austriake të cilat kanë zbardhur disa detaje gjatë arrestimit.

Gazeta Kurier ka treguar se gjatë arrestimin Noga nuk ka bërë aspak rezistencë por ka ngelur i shtangur nga forcat e shumta të policisë.

“Ditët e fundit hetuesit e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës janë vënë në ndjekje të një informacioni se i kërkuari thuhet se ndodhet në Vjenë. Pas hetimeve dhe vëzhgimeve intensive, hetuesit arritën dje të hënën të arrestonin autorin e dyshuar përpara një pallati në lagjen Vjenë-Donaustadt.

45-vjeçari është habitur dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë. Sipas informacioneve fillestare, hetuesit kanë penguar arratisjen e tij drejt Shqipërisë, e cila mësohet se ka qenë e pashmangshme,” shkruhet në mediat vendase.

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje, sël fundmi për plagosjen e Erion Hasanbelliut. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit