Policia serbe arrestoi në pikën kufitare të Merdarës një 77-vjeçar me inicialet H.H., nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës në Kosovë në 1998-’99.
Ai akuzohet për vrasjen e një civili serb në Podujevë në vitin 1999, bashkëpunuar me pjesëtarë të UÇK-së.
Arrestimi vjen në një kohë kur Serbia ka shtuar ndalimet e shqiptarëve që dyshohen për lidhje me UÇK-në, ndërsa autoritetet e Kosovës i cilësojnë këto veprime si arbitrare.
Megjithë marrëveshjen për ndihmë juridike me BE-në, bashkëpunimi mes dy vendeve për krimet e luftës mbetet minimal./REL
/5pyetjet.al









