Pas denoncimit në media, 3 punonjësit e një kompanie interneti në Lezhë kanë kallëzuar penalisht, Drejtorin e Policisë Bashkiake Leonard Pali.
Punonjësit e akuzojnë për dhunë dhe fyrje. Ndue Pjetri, Ervis Figuri, dhe Fatbardh Media thonë se rreth orës 10:00 të datës 11.06.2022 kanë qenë duke punuar për llogari të sipërmarrësit Ded Bukaqeja në një kanal për të instaluar kabull të fibrave optike, pasi firma ka rrjet interneti.
Ndue Pjetri ka deklaruar se drejtori i policisë i ka sharë me një fjalor shumë banal.
“A u kemi thënë mos punoni më, lini punën dhe filloi duke na sharë. Unë Ndue Pjetra, pasi tha mos punoni u ula për të prerë tubin për të ndaluar punën dhe ky polic bashkiak më ka fyer me fjalë të rënda dhe më kapi për rrobash dhe mi grisi. Përdori fjalë fyese si “halabakë”, “b*thq*ra”, “ju tërheq zvarrë”, dhe shumë fjalë të tjera të rënda që e kemi ndjerë veten të poshtëruar prej tij”, tha Ndue Pjetra.
Zyra e shtypit ne Bashkinë Lezhë pretendon se Kompania në fjalë ka shkelur ligjin, duke kryer punime pa leje dhe nuk ka bere asnjë kërkesë për zgjatje afati të lejes në bashkia.
Sipas tyre në rastin e fundit kompania ka kryer punime përgjatë trotuarit të Kunes në kanalin e hapur pa marrë asnjë konfirmim dhe pa asnjë të drejte për shfrytëzimin e punimeve të bëra për qëllime të linjave elektrike.









