Një 34-vjeçar nga Pogradeci ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Familjarët kanë kallëzuar mjekun në prokurori duke e akuzuar për neglizhencë në trajtimin e rastit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se shtetasi G. Z., me detyrë mjek në spitalin e Pogradecit, më datë 28.03.2022, tek urgjenca e këtij spitali, nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait të saj, shtetasit D. M., 34 vjeç, banues në Pogradec, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë në banesën e tij, për shkak të një infarkti në zemër” njofton policia.