-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inskenohet ekzekutimi i “Pipit” të Elbasanit, policja e plagosur: Ja si u qëllua (VIDEO)

Kryesoret

Mesditën e sotme ekspertët e policisë dhe prokurorisë së Elbasan në drejtimin e prokurorit Ridvan Suka rrethuan skenën e krimit të vitit të kaluar në lagjen “5 Maji” duke rindërtuar të gjithë dinamikën e ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit, të njohur si “Pipi” nga Arbër Papleka.

Në videon e siguruar nga “5pyetjet.al” shihet efektivja e policisë Xhensila Sota që tregon dinamikën e krimit dhe momentin që u qëllua me armë zjarri. Pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit nga krimi, prokuroria ende e ka të paqartë.

Ish-drejtori i spitalit Psikiatrit, Pjerin Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i Gazmend Bardhit. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota, e cila është punonjëse e policisë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u dorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje. Kjo vrasje është përdorur nga Sali Berisha dhe grupi i tij edhe për luftën e brendshme në PD, që kanë akuzuar Gazment Bardhin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit