26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokainë në Itali, Apeli në Tiranë: Kajmaku s’ka mbaruar punë me drejtësinë shqiptare

Kryesoret

Gjykata e Apelit në një njoftim për mediat ka reaguar pas arrestimit të ish-kryetarit të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku në Itali, pasi u kap me kokainë të fshehur në vazo lulesh. Gjykata thekson se dosja e tij është në Apel.

Në shkallën e parë prokuroria kërkoi dënimin me 9 muaj burg për veprat penale; “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, kryer në bashkëpunim si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, por gjykata e rrëzoi këtë pretendim duke e liruar nga akuzat.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se; ‘nga provat e paraqitura nga organi i prokurorisë nuk provohet se ka konsumuar të gjithë elementët objektiv e subjektiv të marrë së bashku, që kjo vepër penale të konsiderohet e kryer’.

Prokuroria nuk u dorëzua dhe e dërgoi në Apel ku dosja është në gjykim. Agim Kajmaku u arrestua në 27 maj me 20 kg kokainë në zonën e San Benedeto del Tronto në Itali.

Agim Kajmaku u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ku opozita nuk mori pjesë, por nuk e gëzoi për shumë kohë atë mandate.

Partia Demokratike i zbuloi atij një dënim të padeklaruar në Greqi për falsifikim parash, të cilin duhet ta kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe menjëherë Policia e shpalli në kërkim.

Në ditën që u shkarkua nga KQZ-ja ai firmosi shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë, firmë e cila i rëndoi pozitën, pasi u akuzua edhe për përdorim të postit pas lirimit.

NJOFTIMI I APELIT

Me qëllim informimin e medias dhe publikut mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin A. K. i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

  • “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal,
  • “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”,  kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni  186/2 i Kodit Penal, si dhe
  • “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, parashikuar nga neni 249 i Kodit Penal,

Informojmë se, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari i vetëm znj. Shefkie Demiraj, pasi ka shqyrtuar dhe administruar në seancë gjyqësore në prani të palëve ndërgjyqëse aktet e fashikullit të procedimit penal Nr. 8185 të vitit 2019, si dhe dëgjoi palët të cilët përfundimisht kërkuan:

  • Organi i akuzës: “– Deklarimin fajtor të të pandehurit A. K. për kryerjen e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, i stampave, ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal, duke e dënuar me 9 (nënte) muaj burgim. – Në aplikim të nenit 63 te K. Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushe një punë në interes publik, në masën prej 80 (tetëdhjetë) orë pune. –  Tërheqjen e akuzës dhe në bazë të nenit 388 germa “b” të K. Pr. Penale, deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A. K., për veprat penale  “Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë”, në bashkëpunim dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 249 të K. Penal.”
  • I pandehuri A. K.:  “Pafajesi” dhe përfaqësuesi i tij ligjor:  “Deklarimin e pafajshem te te pandehurit A. K., per veprat penale “Falsifikimi i vulave stampave ose i formulareve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë”, në bashkëpunim dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, të parashikuara nga nenet 190/1,  186/2 dhe 249 të K.Penal, (neni 388 germa b , i K.Pr.Penale)”;

Në datë 30 dhjetor 2021, me Vendimin Nr. 3549, ka vendosur: “1. Pushimin e gjykimit të çështjes penale Nr. 154 Akti, në ngarkim të të pandehurit A. K. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Fallsifikimi i dokumentave zyrtare” në bashkepunim, parashikuar nga neni 186/2 i K Penal. 2. Pushimin e gjykimit të çështjes penale Nr. 154 Akti, në ngarkim të të pandehurit A. K. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” parashikuar nga neni 249  i K Penal. 3. Pushimin e gjykimit të çështjes penale Nr. 154  Akti  në ngarkim të te pandehurit A. K. akuzuar për kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave stampave ose i formulareve”, parashikuar nga neni 190/1 i  K.Penal.”

Gjykata, ka arritur konkluzionin se nuk provohet që fakti penal i cili i atribuohet të pandehurve ekziston, me arsyetimin sa vijon:  …“Ne lidhje me vepren penale  te parashikuar  nga  neni 190/1  i K Penal, ne ngarkim te te pandehurit A. K. se ai  ka kandiduar për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019 dhe në përfundim të procesit zgjedhor është zgjedhur Kryetar i Bashkisë Vorë. KQZ në zbatim të dispozitave të ligjit 138/2015, ka bërë verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit për këtë funksionar publik dhe pasi ka rezultuar se kandidati plotesonte kushte ligjore, me vendimin nr. 470, datë 17.5.2019, vendosi njoftimin e KZAZ-së për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, Bashkia Vorë, qarku Tiranë, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Në muajin Korrik të vitit 2019 pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Njësisë së Qeverisjes Vendore, Bashkia Vorë, ish kryebashkiaku, i pandehuri A. K. është vënë në dijeni nëpërmjet shtypit të shkruar dhe atij televiziv së në ngarkim të tij ekzistonte një vendim penal nga autoritetet e shtetit grek, gjë e cila sipas të njëjtave burimeve përbente ndalim në kuptim të ligjit per kandidimin apo zgjedhjen e tij si Kryetar Bashkie.

Pas verifikimit të formularit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përcjellë të dhënat e administruara nga KQZ-ja për kontroll të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik A. K., me funksion kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë.

Në çështjen objekt gjykimi, prokuroria ne konkluzionet perfundimtare kerkon deklarimin fajtor per të pandehurin A. K., për veprën penale “Fallsifikimi i vulave stampave ose i formulareve” parashikuar nga  neni 190/1 i K.Penal ”, por  nga provat e paraqitura  nga  organi i prokurorise nuk provohet  se ka konsumuar të gjithë elementët objektiv e subjektiv të marrë së bashku, që kjo vepër penale të konsiderohet e kryer.

Gjate shqyrtimit te ceshtjes objekt gjykimi rezultoi plotesisht e provuar se i pandehuri A. K. i ka nxjerre urdherat per lirimin nga detyra te dy nenkryetareve te bashkise dhe drejtorit te kabinetit dhe urdherin per emerimin e ketij te fundit ne detyren e nenkryetarit, gjate kohes qe ka qene ne detyre dhe ende nuk ishte shkarkuar nga KQZ-ja. Urdherat e nxjerra prej tij jane regjistruar rregullisht ne librin ndihmes te protokollit per aktet e kryetarit dhe me pas jane pasqyruar edhe ne librin e protokollit me qellim qe t’i njoftoheshin zyrtareve perkates.”

Informojmë gjithashtu se, ndaj këtij vendimi është ushtruar ankim nga organi i akuzës me objekt: “Ndryshimin e Vendimit Penal Nr. 3549, datë 30.12.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, lidhur me procedimin penal nr. 8185 viti 2019, në ngarkim të të pandehurit A.K., përsa i përket fajësisë së të pandehurit për veprën penale të “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i K. Penal” dhe dosja gjyqësore në datë 08.02.2022 është përcjellë për gjykim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit