-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manastirliu: Sistemi shëndetësor është i brishtë, ne po përpiqemi të luftojmë korrupsionin

Kryesoret

“Vaksina që e lufton korrupsionin është transparenca”.

Kjo do të ishte deklarata e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të martën e 14 qershorit në ditën e dytë të Konferencës Kombëtare Antikorrupsion.

Sipas Ministres duke folur për dikasterin që drejton ajo çfarë e gërryen besimin e qytetarëve te sistemi shëndetësor është: korrupsioni.

“Sistemi shëndetësor është një sistem i brishtë. Ne po përpiqemi që nëpërmjet mjeteve monitoruese dhe inovacionit të bëjmë gjithçka për luftimin e korrupsionit”, theksoi Manastirliu.

Ndërsa ajo shtoi se përveç transparencës i rëndësishëm është edhe reagimi.

“Ka dhe një qasje tjetër, ajo reaktive të reagosh kur ndodh një akt”, vijoi Manastirliu.

Ndër të tjera ajo ravijëzoi se, “përpos reformës në drejtësi dhe qasjes ndëshkuese edhe Agjencia e Luftës Kundër Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë ka vendosur një koordinator në të gjitha institucionet, duke i dhënë një shtesë më tej qasjes reaktive”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit