-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngarkesa me 2.2 ton kokainë, ja kush janë shqiptarët që drejtonin bandën

Kryesoret

Policia peruane ka identifikuar dy shqiptarët që drejtonin trafikun e drogës nga Peruja drejt Holandës dhe të cilëve iu kap një ngarkesë prej 2.2 tonësh.

Mësohet se të dy shqiptarët janë përfaqësues të rëndësishëm të bandave shqiptare të drogës  si dhe pjesë e kartelit Los Balcanes, po ashtu ata shkonin shpesh te fabrika ku paketohej asparagusi.

Të identifikuarit janë Franko Malo dhe Gentjan Meta.

Ata kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në El Golf, ndërsa kanë udhëtuar drejt qytetit peruan me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën dhe koordinimin në trafikimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë euro që kishte si destinacion Holandën.

Të dy, ata njihen ndryshe me emrat si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, ndërsa kanë hyrë legalisht në Peru përmes Ekuadorit duke u paraqitur si turistë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit