14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pres me padurim bashkëpunimin”, Yuri Kim takon presidentin e ri

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, është takuar këtë të martë me Presidentin e ri, Bajram Begaj.

Ajo e ka uruar presidentin për detyrën e re, ndërsa është shprehur se pret me padurim për të filluar bashkëpunimin me të.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”, shkruan Ambasada.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit