-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama drejt Kievit, Paloka: Charteri i sulltanit paguhet nga populli më i varfër

Kryesoret

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka ironizuar udhëtimin e Ramë dhe Abazoviçit drejt Kievit, i cili do të bëhet me avionin personal të Ramës.

Paloka është shprehur se është e paparnueshme që kreu i një[ shteti në një udhëtim të tillë të përdori një charter me 200 vende. Po ashtu ai e ka konsideruar qesharake sesi një udhëtim i tillë ka ardhur pas konferencës kundër korrupsionit.

“Personalitetet më të larta të BE udhëtojnë me avionë linje. Shumë shtete të fuqishme nuk kanë avionë qeveritarë, po edhe në rastet kur përdorin avionë charter për delegacione të caktuara, ata janë avionë të vegjël 10-12 vendesh, shpenzimet e të cilëve janë shumë më të ulëta krahasuar me avionin 200-vendësh që përdor Rama për udhëtimet e tij.

Praktikisht një nga avionët e ardhur nga Turqia si Air Albania (në fakt Turkish Airlines) që Rama e ka quajtur “Ismail Qemali”, është venë tërësisht në dispozicion të Rames dhe familjes apo haremit të tij qeveritar, sipas rastit. Avioni është transformuar krejtësisht nga brenda dhe praktikisht është kthyer në nje charter gjigand luksi.

Rama ndërkohë ka treguar se i pëlqen të udhëtojë aq sa ka patur periudha kur në dy muaj ka qenë vetëm një javë në Shqiperi ku merr edhe rrogë si kryeministër. 10 ditët e fundit ka udhëtuar të paktën tre herë.

Një udhëtim me distancë sa Kievi, praktikisht kushton mbi 100 mijë dollare pa llogaritur parkimin e avionit (për ditë qëndrimi) i cili është po ashtu shumë i shtrenjtë.

Të gjitha këto (e jo vetëm keto) i paguan populli më i varfër në Evropë për sulltanin e tij!

Rroftë konferenca antikorrupsion dhe përkushtimi “i stërmadh” i qeverisë kundër korrupsionit,” shkruan Paloka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit