Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së, deputeti i Ferdinand Xhaferraj është shprehur se për reformën territoriale qytetarët kanë kërkuar shtimin e bashkive.
Po ashtu ai ka propozuar që Dhurata Çupi të jetë pjesë e komisioni për këtë reformë.
“Mendoj që komisioni ka një kompozim shumë të mirë duke filluar nga Dhurata që ka një artikulim të mirë. Ne duhet të kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar që është primar, sigurisht duhet të mbajmë në konsideratë edhe interesin elektoral. Nga të gjitha takimet që kemi pasur me qytetarë, ka një dakordësi për rritjen e numrit të bashkive,” është shprehur ai.