-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkoi më pak, Gjykata e Posaçme burgos me 25 vite vrasësin e ish-policit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë Santiago Malko në Gusht të 2019-s. Prokuroria kërkoi 19 vite heqje lirie, duke kaluar nën minimumin e veprës penale. Kjo ka bërë që treshja gjykuese të vendosë një dënim më të lartë nga sa u kërkua nga SPAK.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 14.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen me nr. 36 akti, datë 29.03.2022 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasit B.T., lidhur me “Kundërshtimin e Vendimit nr. 05, datë 26.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi deklarimin fajtor të të pandehurit B.T.”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët, kryesuese Iliriana Olldashi dhe anëtare Saida Dollani e Daniela Shirka vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 05, datë 26.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në një njoftim.

Teta mohoi akuzat duke deklaruar se ka qenë në një darkë me personat të cilët gjenden në kërkim prej dy vitesh për vrasjen, por nuk pranoi të ketë pasur dijeni për atentatin. Në kërkim si organizator dhe porositës të vrasjes janë Leonard dhe Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Manxhaku dhe Dritan Agaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit