-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë doni? Xhafaj “shigjeton” ndërkombëtarët për drejtësinë e re: Mjaft me lustra

Kryesoret

Ish-kryetari i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj, që u finalizua me miratimin e ndryshimeve në 2016 në Kuvend ka qenë kritik me donatorët ndërkombëtarë.

Sot në komisionin e ligjeve ishte e ftuar për të raportuar kryetarja e KLGJ-së, Llagami në të cilën Xhafaj kërkoi nga donatorët që të kishin prioritet, koordinim dhe mbështetje reale, referuar ndërtimit të sistemit.

Çfarë kërkoni nga ne, që të mos vini përsëri, vetëm fondin apo diçka tjetër?” pyeti deputeti socialist Llagamin, duke shtuar më pas se “Nëse më thoni se do ta marr me “IPA” 2023, modestisht për shkak të përvojës, të zotit Majko si kryeministër dhe unë si ministër i tij, 2023-shi, do të thotë 2028.

Kështu është politika e tyre, nuk kam ndonjë gjë me ta, pavarësisht se unë e thashë se nuk bie dakord as me lustrën që bëjnë ata dhe as me lustrën që u bëni ju atyre për këtë pikë, që të jem i saktë.

Te ata duhet të ketë prioritet dhe koordinim donatorësh dhe mbështetje reale por kjo është një cështje që nuk është për këtë tavolinë, kur të kemi mundësinë të flasim si të vegjël në ato tavolinat e mëdha do të kem mundësinë ta them” tha Xhafaj.

Kryetarja e KLGJ-sa tha se sipas vlerësimit të partnerëve ndërtimi i sistemit me të dhënat kushton 7.5 mln euro, por këtu nuk përfshihet prokuroria e përgjithshme.

7.5 mln euro është vlerësimi i partnerëve. Kjo mbyll vetëm sistemin e KLGJ-së, që mban më shumë të dhëna se prokuroria dhe sistemi i prokurorisë integrohet. Nëse për KLGJ-në kemi një vlerësim për prokurorinë e përgjithshme nuk e kemi” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit