Paraditen e sotme fermerët e Vaut të Dejës janë ngritur në protestë për shkak të çmimeve të larta të naftës.
Me pankarta në duar ata shprehen se nuk kanë përfituar nga skemat e qeverisë për marrjen e naftës me rimbursim.
Banorët hedhin akuza ndaj qeverisë dhe pretendojnë se naftën e kanë përfituar të tjerë në bazë të preferencave politike.
“Nafta ₌ Vota”, “Naftë për patronazhistët po, për fermerët jo” janë mesazhet në pankartat e tyre.
Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor që lidh Shkodrën me Lezhën për disa minuta.