-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Michel: Angazhimi i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar që Kosova të jetë më e fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se gjatë takimit me Osmanin si temë prioritare e kanë pasur dialogun.

“E dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një në këtë çështje. Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale, dhe të implementoj të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional, ndërsa fokusi i Kosovës duhet të jetë në dialogun Kosovë-Serbi”.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor është prioritet strategjik për Bashkimin Evropian.

“Ne patëm mundësinë që të diskutojmë marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës. Ballkani Perëndimor është prioritet strategjik, dhe mirëpresim fokusin e juaj në implementimin e reformave në sundimin e ligjit”.

Michel përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se për këtë proces vendosin vendet e BE-së, derisa i bëri thirrje Kosovës që të bashkohet në nismat rajonale.

“Kemi folur edhe për liberalizimin e vizave, kam dëgjuar argumentet me kujdes. E dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një në këtë çështje. Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale, dhe të implementoj të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional”, tha Michel.

Michel,  ka bërë të ditur se do të takohet edhe me liderët e Bashkimit Evropian, me të cilët do të diskutoj edhe për Kosovën.

“Javën e ardhshme do të kem kënaqësinë të takoj 27 liderët e Bashkimit Evropian dhe do të takoj me mundësin që të shfaqim unitetin tonë dhe do të kemi mundësi të ndërrojmë pikëpamjet tona dhe vendimet tona për të ardhmen”.

Ndërsa, ka drejtuar falënderime tek presidentja për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Dëshiroj të ju falënderoj zonja presidente dhe autoritet e Kosovës për pozitën e juaj të qartë ndaj luftës në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve, Kosova po ashtu ka shprehur solidaritet me Ukrainën dhe e di që Kosova ka një impakt ndaj Rusisë në çmimin e ushqimit dhe në çmimin e energjisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit