-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna e saj e vrau pa mëshirë, detaje tronditëse mbi vdekjen e 5-vjeçares

Kryesoret

Detaje tronditëse janë zbuluar pas vrasjes së vogëlushes 5-vjeçares në Itali. Teksa ende shumë rrethana mbeten të paqarta, ekziston një hipotezë që ka të bëjë me xhelozinë e 23-vjeçares ndaj ish burrit Alessandro Del Pozzo, dhe afeksionin që Elena tregonte për partneren e re të babait të saj.

Hetimet nxorën në dritë një “pamje të trishtë familjare”, ku fshiheshin tensione dhe sherre të shumta.

Një mbrëmje para se të vritej, vogëlushja kishte fjetur me gjyshërit. Të nesërmen në mëngjes halla e saj e shoqëroi në kopsht dhe nëna e saj e mori në orën 13:30 dhe u kthye në shtëpi në Mascalucia.

Më pas Martina Patti doli sërish me makinën, për tu kthyer shumë shpejt. Pikërisht në këtë periudhë kohe u krye krimi midis shtëpisë dhe tokës së braktisur 600 metra larg, ku nëna varrosi trupin e vogël që ishte fshehur në pesë qese të zeza plastike. Trupi i vogëlushes ishte gjysmë i varrosur dhe nëna kishte përdorur një lopatë dhe një kazmë që e mbanin në kopsht.

Më pas ajo njoftoi prindërit dhe babain e vogëlushes për rrëmbimin e rremë. Së bashku me nënën dhe babain e saj 23-vjeçarja shkoi në komisariat për të raportuar ngjarjen.

Por e vënë nën presion për orë të tëra nga hetuesit, ajo rrëfeu se e kishte vrarë vogëlushen.

Mësohet se arma që kishte përdorur ishte një thikë kuzhine, por nuk u gjet. Një ekzaminim fillestar i kryer nga mjekja “zbuloi plagë me thikë në zonën e qafës dhe shpinës.

Prokuroi urdhëroi një autopsi për të përcaktuar se si vdiq fëmija.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit