13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Mosmbajtja e premtimeve nga BE po teston besueshmërinë tonë

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e prerë në fjalitë e saj dhe me një gjuhë të ashpër ka folur rreth mospërmbushjes së premtimeve nga Bashkimit Evropian, në konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

“Nuk do të gjeni një popull më të përkushtuar sesa populli i Kosovës ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përkushtimi jonë është i palëkundur për t’iu bashkuar BE-së. Por, ka ardhur koha që t’i ngritim marrëdhëniet tona në një nivel më të lartë, prandaj e mirëpres vizitën tuaj si një hap të rëndësishme në drejtim të duhur”.

Osmani vazhdoi duke deklaruar se “mos përmbushja e premtimeve në raport me rajonin tonë, teston besueshmërinë në raport me bashkimin evropian. Duhet të ketë angazhim aktiv që të gjitha shtete anëtare të votojnë pro liberalizimit të vizave, sepse deri tani ka ekzistuar një diskriminim i qartë”, tha Osmani.

Osmani në fund tha se “plani ynë është që të aplikojmë për vend kandidat prandaj pres që të punojmë së bashku”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit