Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve.
Në fjalën e tyre, të gjithë protestuesit e pranishëm kanë shprehur zemërimin lidhur me lënien pas dore nga ana e qeverisë që sipas tyre vetëm vjedh taksat e qytetarëve.
“Ju jeni milionera, me vila dhe makina, s’paguajmë më për ju, as unë dhe as familja.
Kryeministri ynë shkon me avion privat në Ukrainë, ndërkohë që qytetarët janë të lënë në harresë totale”, tha protestuesi.