Rama nga Kievi i bëri thirrje Bashkimit Europian që të hapë negociatat me Ukrainën menjëherë. Ai theksoi se asnjë vendi nuk do t’i mbetej qejfi nëse kjo do të ndodhte.
Ka një vend që Ukraina nuk e ka njohur por pavarësisht kësaj po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksionet.
Kjo do të thotë se këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të asaj që jemi dhe përfaqësojmë. Besoj fortë se është gjëja e duhur për t’u bërë, Ukrainës t’i jepet statusi kandidat tani, jo pas 2 vjetësh. E ardhmja e tyre është në BE”, tha Rama.