-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vasili: Ministria e Financave, e kapur për fyti, fsheh informacionin për Inceneratorët!

Kryesoret

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se Ministria e Financave po fsheh informacionin për inceneratorët.

“SKANDALI!

Ministria e Financave, e kapur per fyti nga Inceneratoret, fsheh informacionin per to!(DOKUMENTI).

Ne 1 qershor i jam drejtuar Ministres se Financave me Kerkese Zyrtare per Informacion lidhur me Kredite e marra nga Kompanite e Inceneratoreve, Albtec,IEBV dhe IT Waste, duke perdorur Garancine Sovrane te vendosur nga Qeveria.

Ministria e financave e kapur per gryke nga Inceneratoret, ashtu si e gjithe qeveria, fshehu dhe refuzoi te jepte informacion.

Ministria e Financave duke refuzuar te jape informacion, shnderrohet per turpin e saj ne zedhenese e Kompanive te Inceneratoreve, me pronaret ne arrati, dhe na thote se keto te dhena na qenkan sekret tregetar.

Garancia sovrane realizohet fale fondeve publike, qe jane taksat e qytetareve dhe trasparenca eshte detyrim absolut dhe ketu s’ka nuk mund te kete asgje per te fshehur.

Perdorimi i garancise sovrane eshte nje akt plotesisht trasparent dhe teresisht i kontrollueshem sepse eshte nje sakrifice, qe behet nga parate e taksave tona per te mbeshtetur bisnesin e goditur nga pandemia.

Por boset e inceneratoreve te cilet drejtojne Qeverine e Rames kane urdheruar bllokimin dhe fshehjen e cdo informacioni.

Ministria e Financave po rendon situaten e saj dhe fshehja e informacion eshte pergjegjesi shume e rende sepse nuk po trajtojne parate e kuletes se tyre por jane rreth 150 milion Garanci Sovrane e vene ne dispizicion”, shkruan Vasili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit