-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autostrada e Elbasanit “gropa thithëse” e buxheti të shtetit, 44 milion $ për “Aktorin” 

Kryesoret

Kompania greke “Aktor” ka fituar gjyqin kundrejt shtetit shqiptar në gjykatën e Parisit. Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Arbitrazhit, ku shteti jonë është i detyruar të paguajë 44 milionë dollarë dëmshpërblim për këtë kompani.

Kompania greke ka përfituar tender për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan dhe tunelin e Krrabës. Por kompania u “përzu” pas rishikimit të projektit për pjesën e shembjes në Ibë, nga ku u refuzua që të jepej pagesë shtesë për rindërtimin. Kjo gjë solli që Aktor ta padiste shtetin duke i kërkuar një dëmshpërblim për largim nga punimet.

Konflikti për shembjet në Ibë

Rruga e re Tiranë -Elbasan me gjatësi 27 kilometra nisi të ndërtohej në vitin 2011 m një kosto 33 miliardë lekësh (260 milionë euro). Afati për përfundimin total të punimeve ishte viti 2015, por një shembje që ndodhi në Ibë, kërkoi rishikim të projektit dhe kosto të reja. Për dy vite ekzaminime dhe negociata qeveria shqiptare u detyrua të marrë edhe dy kredi të tjera shtesë për përfundimin e rrugës me vlerë 51 milionë euro, duke e çuar koston në total në mbi 300 milionë euro.

Si u implikua kompania Aktor me Edmond Begon?

Aktor përfundoi tunelin e Kërrabës, i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë COPRI. Aktor pretendoi në gjykatë se për autostradën Tiranë-Elbasan, ka bërë punime shtesë që ia kërkoi qeveria shqiptare, por këto punime nuk u paguan kurrë, duke e lenë kompaninë me borxhe me nënkontraktorët, por edhe një bilanc tejet negativ. Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi “Aktor” dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit të akuzuar nga opozita si të lidhur me qeverinë, Edmond Bego, “Inerte Ekspress”. Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan dhe i mbylli ato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit