-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Më në fund Scholz shkon në Ukrainë, por a ka një strategji?

Kryesoret

Kancelari gjerman më në fund viziton Kievin. Tani shtrohet pyetja: A e ka Olaf Scholz një strategji afatgjatë për Ukrainën? Sepse pa të nuk bëhet, shkruan eksperti Jörg Himmelreich.

Pas më shumë se 110 ditësh krime lufte barbare të Putinit në Ukrainë, pas më shumë se 110 ditësh shuarje brutale të shumë qyteteve ukrainase dhe njerëzve që jetojnë në to, kancelari gjerman, Olaf Scholz me guximin më të madh politik të tij së bashku me presidentin, Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi takohet në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Një vizitë që duhej bërë prej kohësh. Por edhe tani ajo është një mesazh i fuqishëm për Putinin, dhe ka efekt më shumë se çdo telefonatë.

Scholz donte të shkonte në Kiev, kur mund të arriheshin rezultate konkrete. Kështu duhet pritur me interes, se çfarë ka në valixhen diplomatike kancelari. Nëse Ukraina mund e duhet të mbrohet, që është edhe një qëllim i shprehur i krerëve të tre shteteve europiane, atëherë ky vend duhet të marrë armë të rënda. Mundësisht edhe municionin për këtë.

Politika e Scholzit deri tani thjesht manovrim me gjysmë zemre

Politika e Scholzit për dërgimin e armëve të rënda është një politikë e premtimeve të papërmbushura. Sistemi i premtuar prej tij më 1 qershor i mbrojtjes ajrore, Iris-T SLM e për të cilin Ukraina ka shumë nevojë do të jetë gati pas disa muajsh. Furnizimi i premtuar i raketahedhësve të tipit Mars II u reduktua së fundmi në tre.

Aktualisht vetëm Britania e Madhe, Norvegjia, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe shtete të tjera kanë dërguar armë të rënda. Vetëm nga Republika Federale, fuqia më e madhe ekonomike e Europës, nuk është bërë një gjë e tillë e krahasueshme. Politika e Scholzit ndaj Ukrainës është me gjysmëzemre, një manovrim mes pritshmërive të NATO-s dhe humorit ditor të anëtarëve pacifistë të grupit parlamentar socialdemokrat. Kjo politikë nuk është vetëm rezultat i një komunikimi të keq, por edhe mungesë e çdo lloj strategjie politike: çfarë mjetesh financiare do të dërgojnë krerët e vendeve europiane, çfarë armësh, për sa kohë dhe me cilin qëllim, nëse Ukraina do duhet të mbrohet?

Me këtë Rusi paqja nuk është e mundur

Kjo të kërkon një vlerësim të ndershëm e gjakftohtë të situatës politike dhe ushtarake. Në plan afatmesëm Putini nuk do të kënaqet me pushtimin e Donbasit, ai do të gjithë Ukrainën dhe më shumë. Vetëm javën e kaluar ai e krahasoi veten me Carin e Madh, që në Luftën 20 vjeçare Nordike donte të rimerrte pjesë të Suedisë dhe të forconte pushtetin. Deklaratat e tij duhen marrë seriozisht dhe të mos reduktohen si ëndrra imperiale ruse.

Me këtë Rusi nuk ka mundësi për paqe në Europë, por paqja duhet mbrojtur në bashkësinë transatlantike kundër këtij vendi. Putini nuk do paqe, ai do luftë për të ndryshuar Europën, dhe këtë për shumë vite, për dekada. Lufta zhvillohet me të gjitha mjetet financiare dhe ekonomike, me pasoja të ndjeshme për çdo europian.

Sa kohë Europa do të durojë barrën e luftës?

Në plan afatshkurtër, Ukraina  në këtë luftë të përqëndruar në Donbas maksimalisht mund t’ia dalë që të pengojë përparimin e mëtejshëm rus brenda vendit. Edhe ushtria ruse pas humbjeve të ndjeshme ka nevojë për një pauzë, për të mbledhur forcat. Ky do të ishte momenti i një pushimi të përkohshëm shkëmbimit të zjarrit, për të cilën Zelensky duhet të bindet patjetër me garancitë që ofron perëndimi, sado e vështirë të jetë kjo.

Faktori kohë luan një rol të madh: Sa kohë ka nevojë Putini për përtëritjen e forcave ushtarake? Kur do t’i marrë Ukraina më në fund armët e rënda që i duhen me kaq urgjencë? Sa kohë i duhen NATO-s dhe Bundeswehrit për të qenë vërtet të aftë për t’u mbrojtur në këtë luftë të gjatë? E sa kohë shoqëritë europiane do të durojnë barrën ekonomike?

Kancelari duhet ta përgatisë popullin gjerman për këtë skenar të skicuar shkurt në diskursin publik, nëse do që ai të mbështesë politikën e tij. E për këtë nevojitet lidership i vërtetë dhe jo manovrime të politikës së ditës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit