I nxehti afrikan pritet të pushtojë Evropën edhe Shqipërinë këtë fundjavë. Temperaturat pritet të shkojnë dero 40 gradë celcius, sipas ekspertëve evropian.
Ndërsa në Shqipëri temperaturat do të arrijnë deri 34 gradë Celsius.
Vala me origjinë nga Afrika Verilindore ka pushtuar jugun e Spanjës, që këto ditë me temperatura që i kapërcejnë 35 gradë celcius. I nxehti i këtij viti ka ardhur më herët se në gjithë këto 40 vitet e fundit. Autoritetet zbatojnë masa të jashtëzakonshme për të shmangur fatalitetet, siç ka ndodhur vitet e kaluara.
500 milionë euro ka akorduar qeveria franceze për planin e masave për përballimin e të nxehtit. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në zona të freskëta si plazhe, ose të shmangin daljet në sheshe gjatë orareve të pikut. I nxehti pritet të shkaktojë thatësirë që mund të rrezikojë edhe zjarre nëpër pyje.