-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kapiteni i Rusisë nuk i trembet Putin-it: Pas këtyre fjalëve edhe mund të më vrasin…

Kryesoret

Zërat më kritikë me Kremlinin dhe në veçanti me Presidentin rus, Vladimir Putin, shtohen me kalimin e javëve. Sportisti i fundit që u pozicionua kundër ofensivës ushtarake ruse ishte Igor Denisov.

Ish-futbollisti, i cili u tërhoq në vitin 2019 pas një karriere të gjatë në futbollin rus dhe ekipin kombëtar, ka qenë i fundit që ka dënuar veprimet e ushtrisë në territorin ukrainas.

“Kjo luftë është një katastrofë, është tmerr total”, i tha ai kanalit rus Nobel, në YouTube. Gjatë intervistës, Denisov zbuloi se ai madje i kishte shkruar Putinit me qëllim që t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

“I kam shkruajtur që jam gati t’i gjunjëzohem, vetëm t’i jepte fund luftës”, shtoi Denisov.

I konsideruar si një nga futbollistët më të mirë rus në histori dhe një nga ikonat kryesore sportive në vend, Denisov pranoi rrezikun që merr përsipër duke u pozicionuar kundër strategjisë ushtarake të Putinit.

“Mund të më arrestojnë apo të më vrasin pas këtyre fjalëve, por unë i them gjërat ashtu siç janë”, nënvizoi më tej ish-futbollisti.

Igor Denisov bëri debutimin e tij me Zenit, një klub ku luajti deri në vitin 2013 dhe me të cilin fitoi shtatë tituj, përfshirë Kupën UEFA (Europa League aktuale) dhe Superkupën e Evropës në 2008, vit në të cilin mundi Glasgoë Rangers dhe Manchester United, respektivisht.

Pas një periudhe të shkurtër te Anzhi, mesfushori rus luajti për Dinamon e Moskës midis 2013 dhe 2017, përpara se të kalonte te Lokomotiv Moska, klubi për të cilin luajti deri në pensionimin e tij, në vitin 2019.

Me Rusinë, Denisov luajti 54 ndeshje që nga viti 2012, dhe ishte kapiten në periudhën 2012-2016.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit