-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte në karrige me rrota, si u ekzekutua invalidi në Shkodër, i biri kapi shotganin

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga vrasja mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Viktima është Lulash Qepuri, 70-vjeç. Ai vdiq në në spitalin e Shkodrës pas plumbave që mori në lokalin e fshatit Stom Golem në Shkodër.

Dy armë janë përdorur, një pistoletë dhe një shotgan. Autori është afruar i maskuar në këmbë përpara lokalit ku qëndronte viktima në një karrige me rrota dhe e ka qëlluar.

Sipas policisë në kundërpërgjigje i biri i viktimës e ka qëlluar me armën shotgan. Por ai ka arritur të largohet në rrugën në drejtim të Bardhajve.

Dyshohet që një makinë ka qenë duke e pritur autorin pak metra larg vendit të ngjarjes. Kamerat e një biznesi aty pranë mësohet se kanë filmuar ngjarjen.

Në zonë janë gjetur 26 gëzhoja si provë materiale bashkë me njërën nga armët, shotganin. Policia dhe FNSH janë në kërkim të autorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit