Një protestues gjatë fjalës së tij e ka krahasuar situatën aktuale me atë të Kosovës kur u sulmua nga Serbia.
Ai është shprehur se qytetarët duhet të protestojnë, të mblidhen ashtu siç duhet të parët u mblodhën kundër armiqve që sulmuan vendin.
“Ne duhet të bashkohemi, pa dallim krahine dhe ideje, vetëm kështu do të arrimë të marrim atë që kërkojmë, vetëm kështu do ta mundim të keqen, vetëm kështu do të dalim nga varfëria dhe mizoria,” është shprehur ai teksa ka ftuar dhe njerëzit në rrugë që ti bashkohen protestës.