Hatixhe Kamxhiu, shqiptarja që dhunoi për vdekje njërin nga fëmijët e saj dhe tjetri i shkaktoi plagë të rënda, një orë pas krimit vendosi shiritin e zisë në profilin e Facebook-ut.
Miqtë e saj i shprehën ngushëllimet për humbjen e të birit, ku vet Kamxhiu deklaroi se djali 2-vjeçar kishte rënë nga karrigia dhe kishte humbur jetën.
Policia ka zbuluar se nëna kishte varësi nga droga dhe ajo mund të ketë qenë në efektin e lëndëve narkotike kur ka kryer veprimet e dhunshme. Po ashtu ajo kishte humbur kujdestarin e fëmijëve më herët.