Ambasadori i Indisë në Tiranë, Ravindra Prasad Jaiswal shprehet se Shqipëria është vend ideal për punëtorët indianë. Në një prononcim për mediat diplomati tha se janë rreth 1200 indianë të punësuar, ndërsa po punohet me qeverinë shqiptare në arritjen e një marrëveshje partneriteti në mënyrë që të realizohet emigrimi i rregullt dhe që më shumë krahë pune të vijë në Shqipëri.
“Nga raportimet, kemi parë se në vitin 2024, që kur u vendos regjimi pa viza, njerëzit kanë ardhur gjithnjë e më shumë në Shqipëri, sidomos indianët që jetojnë në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar apo në SHBA. Ata po vijnë në numër të madh, vitin e kaluar rreth 30,000 deri në 35,000 persona nga India dhe indianë nga vende të tjera kanë qenë këtu.
Kështu, në katër muajt e parë të vitit numri i indianëve që vizitojnë Shqipërinë pothuajse është dyfishuar krahasuar me vitin 2024. Kështu që unë shoh një perspektivë të mirë për ardhjen e indianëve në Shqipëri dhe shpresoj që shumë më tepër do të vijnë këtë vit dhe në vitet në vazhdim” tha ambasadori.









